Haradinaj takon ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë: Kanada një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës

Prishtinë | 07 Mar 2025 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. 

Haradinaj ka thënë se me ambasadoren Blitt kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike, me fokus të veçantë në mundësitë e reja për bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë.

“Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit tonë, me kontribut të vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën tonë drejt NATO-s”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme