Haradinaj takon ambasadorin e ri të Gjermanisë, kërkon mbështetjen e tij për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë për të qenë pjesë e NATO’s dhe BE’së.

“Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme