Haradinaj takon Hyland nga DASH: Mirënjohës ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtoreshën për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot së bashku me kolegë pritëm në takim Znj. Colleen Hyland, Drejtoreshë për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-të japin për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi ynë, si dhe shpreha nevojën për mbështetje në proceset e ardhshme që na presin”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme