Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është gjithmonë kënaqësi të pres Kryegjyshin Botëror Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi me bashkëpunëtorë.
“Bektashinjtë, si pjesë e mozaikut të pasur të Kombit Shqiptar, janë shembull i patriotizmit në të gjitha periudhat historike.
Gjithmonë kënaqësi të pres Kryegjyshin Botëror Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi me bashkëpunëtorë.
Jemi me fat që kemi personalitete të tilla unifikuese”, ka shkruar ai.