Haradinaj thirrje ministres së MPJD-së që t’i bëjë publik emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik
Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës.
Këtë Haradinaj e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social.
“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, ka shkruar Haradinaj.