Kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit për nisjen e mësimit të hënën.
Ai ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, se në takim me kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë arritur marrëveshje me sindikatat.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën.
Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës.