Haradinaj thotë se nuk e ka problem rrëzimin nga pushteti

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 17:50 | Nga Donika Osmani

Kryeministri i osovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në seancën e Kuvendit për demarkacionin se nuk e ka problem të rrëzohet nga Qeveria, pasi atë e ka provuar edhe në të kaluarën.

“Ka që janë rrëzuar (nga qeveria) e kanë shkuar në shpi, unë jam rrëzuar edhe kam ardhur përsëri.”

“I kuptoj kalkulimet, politika kush është quar, kush është rrëzuar, më vjen reni edhe me u rrëzu, kurdo që e vlerësojmë bashkë me u rrëzu edhe me u zgju e bëjmë. Me u rrëzu sot e nesër më shku në Hagë nuk ka më vështirë, këto të tjerat janë të lehta”.Ekonomia Online

Haradinaj u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë demarkacionin duke thënë se kërkesa e tyre për korigjim së pari e pastaj për ratifikim është shumë me vend, raporton Ekonomia Online.

“Historia e këtij ligji nuk besoj që nuk ka nevojë të përshkruhet, të gjithë e dijmë votimin e këtij procesi deri në këtë moment. Me këtë kundërshtim dhe prezantim të pikëpamjeve shoqëria është e ndarë me mendime. E meriton një respekt rruga e ligjit nga nisma e kësaj Qeverie të përbashkët me PDK-në dhe Nismën”.

“Është kështu si është sepse Mali i Zi thotë mund të korrigjojmë një marrëveshje të dy presidentëve. Është një moment i ndjeshëm i popullit tonë”.

“I kërkoj votën LDK-së për këtë Ligj,  bazuar në procesin që këta kanë gjykuar si të tillë. Kërkoj votën e PDK-së, votën e Aleancës. Pse nuk po e korrigjoni përpara, kjo ka peshë që ka kërkuar VV-ja, qe do të kishte qenë më e mira e mundshme.

Të ngjashme