Haradinaj thotë se Qeveria që e hoqi taksën pjesërisht, po largohet me turp

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti që sot e hoqi taksën për lëndën e parë ndaj mallrave të Serbisë, ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, edhe po largohet me turp.

Haradinaj tha se kjo me këtë veprim u zhvlerësua kundërvlera për marrëveshjen finale dhe e humbi kreditin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Statusi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp.

Të ngjashme