Haradinaj thotë se Thaçi, Çitaku, Rama dhe Vuçiqi kanë punuar për ndarje të Kosovës

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 10:16 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku tha se përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku kanë punuar për ndarje të Kosovës.

“Plot zyrtarë ty Kosovës  që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh qoftë, Vlora, Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo, Thaçi, Rama, Vuçiq”.

Haradinaj tha se do ta mbështes Qeverinë Kurti, por nëse nuk punojnë për interesat të vendit do ta kundërshtojë.

“Kurti i uroj sukses nëse punon bë të mirë te vendit nëse jo e kundërshtojmë”.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, theksoi se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.

“Në ditëlindjen e Heroit të kombit Zahir Pajaziti, bëmë nderim simbolik me familjarë dhe kolegë në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin për liri”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se respekti ndaj veprës së luftëtarit të çmuar shqiptar, komandantit tonë, Zahir Pajaziti mbetet i pavdekshëm.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2519237398399203/

Të ngjashme