Presidenti, Hashim Thaçi, bashkërisht dhe me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë dalë me një Deklaratë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, përmes rrjetit social Facebook, tha se me këtë rast tha se me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave.
Sipas tij, deklarata e përbashkët i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë, raporton EO.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.
Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë.
Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.