Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, përmes rrjetit social Facebook tha se vendimi për t’u dorëhequr nga pozita e kryeministrit u konfirmua si vendim i drejtë.
“Vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë”, shkroi ai.
Haradinaj falënderoi strukturat e Aleancës, aktivistët e mbështetësit e në veçanti secilin votues, që i besuan dhe e votuan koalicionin AAK-PSD, duke u shprehë mirënjohjen e tij për besimin.
Po ashtu, ai ka falënderuar institucionet shtetërore që kishin barrën e organizimit të zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre, për përgjegjësinë e lartë të treguar në detyrë, përgjatë gjithë këtij procesi që ende po vazhdon.