Haradinaj: U kemi borxh Dritonit dhe tërë ekipit të kampionëve, që ngritën lartë imazhin e vendit tonë në tërë botën

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Evropianin e xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Këtë e ka uruar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se si shoqëri e shtet, u kemi borxh Distrias, Dritonit dhe ekipës së kampionëve.

“Në Portugali, u ngrit lartë flamuri ynë, me ngjyra që shkëlqyen fal vajzës së artë Distria Krasniqi. Si shoqëri e shtet, u kemi shumë borxh Distrias, Dritonit dhe tërë ekipit të kampionëve, që ngritën lartë imazhin e vendit tonë në tërë botën.”, shkruan Haradinaj.

Më tej, ai shprehet se emocionet që përjetoi sonte, nuk janë të parat por as të fundit, pasi siç thotë ai, beson fuqishëm që sukseset e sportit kosovar do të vazhdojnë të na bëjnë krenarë. 

Postimi i plotë:

Urime Kosovë  

Në Portugali, u ngrit lartë flamuri ynë, me ngjyra që shkëlqyen fal vajzës së artë Distria Krasniqi. 

Si shoqëri e shtet, u kemi shumë borxh Distrias, Dritonit dhe tërë ekipit të kampionëve, që ngritën lartë imazhin e vendit tonë në tërë botën. 

Emocionet që përjetuam sonte, nuk janë të parat, por as të fundit, sepse besojmë fuqishëm që sukseset e sportit tonë do të vazhdojnë të na bëjnë krenarë. 

Faleminderit kampione! 

Të ngjashme