Kryetari i AAK-së, duke publikuar një fotografi të tij, ku në prapaskenë shihet flamurin amerikan, ka deklaruar për vendosmërinë e tij për të qenë krah Amerikës dhe besimin e pakusht që e ka në institucionet e sigurisë nacionale të Amerikës.
Ai ka thënë ai dhe familja Haradinaj, si dhe familja e tij politike, janë me Amerikën.
Ka thënë se Amerikës i besojnë me jetën e tyre.
“Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën; Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën; I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.