Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Doganën e Kosovës për 26-vjetorin e themelimit dhe diplomimin e gjeneratës së re të oficerëve doganorë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, theksoi se ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të sovranitetit të vendit.
“Ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e sovranitetit të vendit, duke mbrojtur kufijtë, ekonominë dhe sigurinë tonë.
Urime gjithë zyrtarëve doganorë për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe oficerëve të rinj për hyrjen në detyrë”, shkroi Haradinaj.