Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Deçanit, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj fillimisht ka bërë homazhe te lapidari i dëshmorëve në qendër të këtij qytetit. Ai më pas i shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komuna, Bashkim Ramosja do të bëjnë homazhe te kompleksi memorial në Gllogjan.
Përderisa për nder të kësaj dite është mbajtur edhe Turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj”.