Sot është ditë feste në Itali pasi kremtohet Dita e Republikës.
Në një ditë të tillë nuk munguan as urimet nga politikanët shqiptar, kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Italinë për këtë ditë të rëndësishme, njofton Klan Kosova.
Haradinaj i uroi sukses dhe prosperitet shtetit italian.
“Në emër të njerëzve të Kosovës dhe në emër timin, unë dërgoj urimet më të sinqerta Italisë ditën nacionale, Urime festa e Republikës, shpresoj që të vazhdoni me prosperitet dhe suksese.”, ka shkruar kryeministri.