Haradinaj uron Kukën: Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i madh

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar trajnerin e njohur të xhudos, Toni Kuka, me rastin e ditëlindjes.

Haradinaj, përmes një postimi, ka vlerësuar kontributin e Kukës dhe të brezit të artë të xhudistëve kosovarë në ngritjen e Kosovës në skenën e sportit botëror.

“Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i madh, Toni Kuka! Me brezin e artë të xhudistëve, Kosovën e ngritët në majat e sportit botëror. Edhe shumë vite tjera me shëndet e me shumë fitore të reja për Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme