Haradinaj uron mësuesit në ditën e tyre

Prishtinë | 07 Mar 2026 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar mësimdhënësit në Ditën e Mësuesit, duke thënë se mësuesit përgjatë historisë së Kosovës kanë qenë shtylla kryesore  në edukimin e brezave, duke mbjellë dijen dhe frymëzuar rezistencën kombëtare.

Urimi i plotë:

Gjatë gjithë historisë sonë, mësuesit kanë qenë shtylla kryesore në edukimin e brezave, duke mbjellë dijen dhe frymëzuar rezistencën kombëtare. Breza të tërë u formësuan në bankat e shkollës shqipe me idealin për liri.

Mësonjëtorja e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, nuk ishte thjesht një shkollë, ishte betejë dhe një fitore për të ardhmen.

Mësuesit edhe sot mbeten të shenjtë ndër ne. Për këtë arsye, si shtet dhe si shoqëri duhet t’i trajtojmë me respektin dhe dinjitetin që meritojnë, jo vetëm në një ditë simbolike, por në çdo ditë të punës dhe të jetës së tyre.

Mirënjohje e përhershme për gjithë mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre!

Gëzuar 7 Marsin!

Të ngjashme