Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar për fitoren presidentin e ri të ShBA-ve republikanin, Donald Trump.
Duke uruar popullin amerikan për zgjedhjen e presidentit të ri, Haradinaj ka shtuar se beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i shtetit të Kosovës.
Ky është urimi i Haradinajt
E uroi popullin amerikan për zgjedhje të mira dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump!
Njëkohësisht urimet më të mira për Presidentin e ri Donald Trump, me bindjen e thellë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e tij, do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Kosovës dhe i Ballkanit, në rrugëtimin drejt demokracisë perëndimore.
Kosova e vogël do të vazhdojë të jetë një aleate dhe një mike e Amerikës së madhe!
Po ashtu i shpreh mirënjohje të thellë Sekretares Amerikane të Shtetit Znj. Hillary Clinton, nje mike e madhe e Kosovës, për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën!