Haradinaj: Ushtria s’është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Kurtit

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë “se ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro dhe se rritjen e premtuar të pagës shumë ushtarë të FSK-së e arrijnë përmes përmbaruesve”.

Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është dhe s’duhet të jetë “kazan i votave të Albin Kurtit”.

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve. Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner. ‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme