Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve të rëndësishme në SHBA, sot vizitoi Departamentin e Mbrojtjes –Pentagon, ku u takua me Gjeneralin Joseph L. Lengyel – Shef i Gardave Nacionale të ShBA-së, Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane.
Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-ShBA. Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon.
Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur.