Haradinaj viziton fabrikën Comodita në Gjakovë, lavdëron drejtuesit e saj

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vizituar sot komunën e Gjakovës, ku është shënuar 20-vjetori i themelimit të degës së Aleancës.

Po ashtu, Haradinaj ka vizituar edhe Komunën e Gjakovës, ku është pritur nga Kryetari Gjini. Haradinaj, ka thënë se sot ishte dëshmitar i qeverisjes së suksesshme të Aleancës.

Ai ka thënë se qeverisja e Gjinit po ngritë cilësinë e jetës së qytetarëve gjakovarë.

“Gjakova është shndërruar në lider për realizimin e projekteve madhore. Sot isha dëshmitar i qeverisjes së suksesshme të Aleancës në këtë qytet, e cila përmes investimeve në infrastrukturë, po ngritë cilësinee jetës së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka vizituar edhe vendpunimin ku po ndërtohet stadiumi i ri i futbollit, përgjatë lumit Krena.

Kreu i AAK-së atje ka vizituar edhe fabrikën “Comodita”.

Ai ka lavdëruar drejtuesit e kësaj fabrike, duke thënë se është shembull i punës së madhe dhe menaxhimit efektiv të teknologjisë së lartë. “Gjatë ditës vizitova edhe fabrikën “Comodita”, e cila është shembull i punës së madhe, menaxhimit efektiv dhe teknologjisë së lartë, si dëshmi se prodhuesit kosovarë, me përkushtim arrijnë të bëhen konkurrentë edhe në tregjet europiane e botërore”, ka shkruar ai në fund.

Të ngjashme