Haradinaj viziton ICK-në, premton mbështetje për të rinjtë e kësaj qendre

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 16:57 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar Qendrën Inovative të Kosovës me ç’rast ka premtuar se Qeveria do të ndihmojë të rinjtë e vendit në idetë e tyre inovative, në mënyrë që të jenë gjenerues të vendeve të reja të punës, raporton Ekonomia Online.

“Kësaj here u binda fizikisht që angazhimet e ICK-së janë të vlefshme jo vetëm në kuptimin klasik por janë inovative janë krijuese janë të ri e të reja që premtojnë dhe më vjen mirë që qendra ka mbërri me ju dhënë këto mundësi”, ka thënë Haradinaj.

“Ne si qeveri jemi të interesuar të marrim përgjegjësitë tona që këta të rinjë të jenë të suksesshëm që të krijojnë vende të reja të punës në ekonominë tonë për të rinjtë tonë”.

“Do shikojmë në çfarë forma do qasemi të ju ndihmojmë, ka forma të tjera të përkrahjes, përmes Ministrisë së Inovacionit dhe përmes bizneseve të reja, në infrastrukturë, përmes start-up etj”, ka shtuar ai.

Të ngjashme