Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë pune në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë.
Kryeministri ka parë nga afër punën që po zhvillohet në KOSTT, shkruan EkonomiaOnline.
Haradinaj tutje ka vazhduar në takim me stafin e KOST, ku mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.
Ndërsa Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se KOST është adresë e rëndësishme, ndërsa pati një mesazh për punëtorët qe mos të u ik vëmendja në punë.
Pas vizitës të dy dolën në konferencë për media.
Kryeministri tha se KOSTT-i është një institucion i rëndësishëm dhe se do të vazhdojnë të përprahin.
Pati edhe një këshill për këtë institucion.
“Rëndësia e KOST-it është më e madhe kur kemi parasysh pa anëtarësimin vet energjetik. Është një sukses i Kosovës dhe operatorëve që të na njohin edhe neve si partnerë. E kisha edhe një këshillë për KOST-in. Të mos humbet vëmendja në punë. KOSTT-i e ka një pjesë të përgjegjësisë një pjesë tjerët, ka përfunduar Haradinaj.
Drejtori i KOSTT-it, Ilir Shala tha se Qeveria i ka dhënë një përkrahje të madhe kësaj ndërmarrje.
“Qeveria Është një ndër institucionet qe i ka dhënë përkrahje të madhe KOST-it në lidhje me votimet qe kanë të bëjnë me proceset rreth pavarësimit të KOST-it rreth Evropës kontinentale”, tha ai.