Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës që i ka bërë sot qytetit të Ferizajt ka takuar Arbër Lohajn pronar i një ferme.
Ai ka thënë se familja Lohaj janë një shembull i suksesit dhe model i shkëlqyer i punës.
“Në fshatin Mirash të Ferizajit, vizitova familjen e vyer Lohaj. Nga Arbëri, pronari i fermës, u informova për parametrat e tregut të mjedrës dhe dredhëzës, si dhe për gjendjen e kësaj veprimtarie bujqësore në kohën e pandemisë. Një shembull i suksesit dhe model i shkëlqyer i punës, që inkurajon të gjithë për zhvillim të prodhimit vendor”, ka shkruar Haradinaj.