Haradinaj viziton varrin e Rugovës, thotë se nuk është pjesë e fushatës

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 10:37 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj është shprehur se këtë vizitë po e bënë për të nderuar Rugovën në ditëlindjen e Nënë Terezës dhe se sipas tij kjo nuk është vizitë për fushatë, por është vizitë e planifikuar dhe dakorduar kohë më parë me familjen Rugova.

“Është një nderim tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, do të jem edhe në familje për një vizitë të shkurtër në shenjë respekti, është një vizitë e dakorduar me familjen disa javë në përpara në ditëlindjen e së shenjtës Nënës Terezë jemi në familje për respekt”.

Ai mohoi që kjo vizitë ka të bëjë me fushatë.

“Ka në kohë që kemi dakorduar një datë të tillë për një vizitë në familje realisht disa jave me herët është edhe vullneti i familjes. Edhe presidenti Rugova, dihet politika e presidentit ka qenë një politikë humane ka qenë paqësore në mbrojtje të të drejtave të popullit të vet, fushata shyqyr që po vjen se e kanë kërkuar të gjithë”.

“Nuk është në këto diskutimet se kush vjen kush nuk vjen , ato janë besime të secilit ju e  dini unë kam qenë në kohën e ditëve të vështira të ndarjes nga jeta e vazhdojmë një traditë të marrëdhënieve me familjen kemi plot punë tjera tema thera që e bëjnë jetën por respekti, por ruajta e një miqësie ne njerëz është në traditën e shqiptarëve e kam për nder që e ruaj jetë miqësi”.

Haradinaj u shpreh se nuk e di nëse Presidenti do të shpall datën e zgjedhjeve sot, por që janë të përgatitur dhe theksoi se me shpërndarjen e parlamentit me 22 gusht Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë.

“Nuk e di a do ta shpallë sot nëse e shpall sit pse jo, tani është ne kompetencat e presidentit, të vepron meqenëse parlamenti është shpërndarë , ajo që dua me thënë vërtetë kemi tregu një demokraci të avancuar një pjekuri politike mënyra e shpërndarjes së parlamentit është një nivel i lartë i demokracisë”, tha ai raporton EO.

Të ngjashme