Haradinaj vlerëson kontributin e AKB-së në zhvillimin e vendit – Shahini: Afër 1 miliard € eksporti këtë vit

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 08:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) për nder të festave të fundvitit ka organizuar pritje për anëtarësinë dhe mediet në Kosovë.

Me këtë rast, nga të pranishmit u tha se falë angazhimit të bizneseve, ekonomia në vend po e përballon më lehtë inflacionin.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha falë punës së prodhuesve vendor, eksporti këtë vit sillet rreth 1 miliard euro.

Ai apeloi tek institucionet që prodhuesit vendës të subvencionohen.

“Qeveritë duhet të jenë të kujdesshme dhe ta kenë prioritet sidomos prodhimin vendor sepse pa prodhim vendor nuk ka zhvillim ekonomik. Kriza që është prezentë dhe që është duke e goditur çdo qytetar janë të shumta por sonte s’dua të përmend ato. E mira që po ndodh në Kosovë është entuziauzmi i ndërmarrësve që kanë dhe falë tyre eksporti do të shkojë rreth 1 miliard euro. Por pa pasur subvencione e mbështetje por angazhim të tyre personal”, tha Shahini.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në darkën e organizuar për fundvit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në krye me kryetarin Agim Shahini.

“Bashkë me miq e bashkëpunëtorë, në darkën e organizuar për fundvit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në krye me kryetarin Agim Shahini. Kisha kënaqësinë që të isha në mesin e shumë sipërmarrësve të cilët me aktivitetin e tyre kontribuojnë në ekonominë e vendit, në krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e prodhimit vendor”, ka thënë Haradinaj.

“Fatkeqësisht, gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik nuk është ndjerë mjaftueshëm. Kriza ekonomike dhe arroganca e tyre ndaj nevojave te këtij sektori ka ndikuar që ky vit të jetë një vit sfidues për ekonominë e vendit e në veçanti për sektorin privat. Aleanca si parti e djathtë vlerëson dhe beson në sipërmarrësit, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Shpresoj se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe me frytdhënës për ekonominë e vendit dhe shpresoj në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë tutje Haradinaj.

Në fund, AKB ka ndarë mirënjohje për mediumet e ndryshme në vend, me ç’rast një të tillë e ka marrë edhe Agjencia e Lajmeve “Ekonomia Online”.

Të ngjashme