Është promovuar libri “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”i autorit Prof. Dr. Ethem Çeku.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se autori ka sjellur një vështrim të historisë shqiptare, ngjarjeve që kanë karakterizuar rrugëtimin e formimit të shtetit kombëtar shqiptar.
“Pata nderin të jem në promovimin e librit “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”, me autor Prof. Dr. Ethem Çeku. Përmes këtij libri, autori ka sjellë një vështrim të historisë shqiptare, ngjarjeve që kanë karakterizuar rrugëtimin e formimit të shtetit kombëtar shqiptar.
Ethemit i uroj suksese të mëtejme!”, ka thënë Haradinaj.