Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ai i ka falënderuar mjekët dhe infermierët për angazhimin në parandalimin dhe luftimin e Coronavirusit. Haradinaj u ka thënë mjekëve dhe infermierëve, raporton Ekonomia Online.
“Ndaluam sot për ta parë për së afërmi moblizmin e personelit mjekësor. Ju falënderojmë për punën e kujdesshme. Ferizaj ka pasur dy raste tragjike. Shpresoj shumë që Kosova do ta mbajë mend në të gjitha nivelet heroizmin e mjekëve në këto ditë të vështira”, ka thënë Haradinaj.
Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi tha se Ferizaj i është mirënjohës Haradinajt, pasi që falë përkrahjes së tij gjatë kohës sa ishte kryeministër tij po realizohet projekti i Spitalit të Ferizajt.
“Faleminderit për vizitën, përkrahjen që po i jepni personelit shëndetësor, qoftë ajo në infrastrukturë por edhe për Ligjin Pagave. Shpresojmë që së shpejti të zbatohet. Në kohën e qeverisjes së Haradinajt kemi pasur investime spitalin e Ferizajt dhe në aparaturë”, tha Ademi.