Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik në Kosovë ka takuar sot kryetaren e Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiun. Ndër të tjera në takim është folur edhe për zgjedhjen e presidentit. “I kënaqur që takova kryetaren e kuvendit Albulena Haxhiu dhe e përgëzova për zgjedhjen e saj. Përshëndeta progresin e shpejtë që ka bërë kuvendi në miratimin e […]
Hargreaves diskuton me Haxhiun zgjedhjen e ardhshme të presidentit

Ndër të tjera në takim është folur edhe për zgjedhjen e presidentit.
“I kënaqur që takova kryetaren e kuvendit Albulena Haxhiu dhe e përgëzova për zgjedhjen e saj. Përshëndeta progresin e shpejtë që ka bërë kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam edhe zgjedhjen e ardhshme të presidentit. Ne presim me padurim bashkëpunim të ngushtë me ta”, shkruan ambasadori në njoftim.













