Sa shpejt e mbuloi pluhuri i harresës fushatën “Liria ka emër”. Thujase ajo t’i takonte “parahistorisë”. Dhe jo që arsyejet se pse ajo pat filluar janë ende aktuale. Askush nuk merret më me të. Askush nuk e përmend. Ka mbetur “jetime”. Sepse askush me nuk identifikohet me të.
Madje as kryetarit të PDK-së, në përmbledhjen që i bëri rezultateve të kësaj partie, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues në rrjetet sociale, asnjë fjalë s’i shpëtoi prej goje për këtë kauzë. Nuk e përmendi asnjë sukses të kësaj fushate. Ndërkohë nuk nguroi që ta konsideronte si arritje politike për vete dhe partinë e tij, atë që kohë më parë e kishte bërë B.Pacolli dhe AKR-ja. Askush nuk e dinë se çka ndodhi? Pse e heshtën? A u bindën se nuk ia vlen të luftohet për atë kauzë. Dhe se këtë detyrë mund ta kryej PSD-ja në vend të tyre?. Kurse këta mjaftohen me vizitat e tyre private të atyre që po mbahen në Hagë? Prandaj edhe nuk ka nevojë për angazhime tjera. Apo çka është në pyetje?
Në fund të fundit është mirë për opinionin që te dihet se sa bluza u shitën në kohë? Sepse kjo nuk është çështje e tyre private. Është çështje që i takon historisë, drejtësisë dhe vlerave të përbashkëta? E dyshoj që ka pasur ndonjë sukses tjetër. Përveç se nëse kanë vendosur që edhe këtë temë ta trajtojnë si private. Ashtu sikur shumë tjera paraprakisht.
Nëse opinioni vazhdon të mbetet në terr lidhur me efektet e asaj nisme, atëherë emri i saj mund të konvertohet nga “liria ka emër” në “përfitimi ka emër”. Kurse në mungesë të mundësive tjera për ta realizuar këtë agjendë e shfrytëzuan një situatë sensitive politike dhe historike. E ku ia vlen të tentohet që të bëhet biznes edhe me bluza që e mbartin logon e lirisë dhe luftës.
Përndryshe nuk ka si shpjegohet braktisja e kësaj kauze pa asnjë arsyetim publik.