Zëvendëspresidentja e SHBA’së, Kamala Harris, ka thënë se “gjithçka është në tavolinë” dhe se vendi i saj po shqyrton sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë.
Por, ajo ka vazhduar të theksojë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar forcat ruse në Ukrainë.
“Ajo që do të vazhdojmë të bëjmë është të qëndrojmë të vendosur me aleatët tanë në drejtim të rivlerësimit të asaj që po bëjmë me sanksionet. Gjithçka është në tavolinë për t’u konsideruar, sinqerisht”, tha Harris për ABC.
“Siç ka thënë vazhdimisht presidenti, ne nuk do të vendosim trupat amerikane në Ukrainë për të luftuar rusët në tokë ose në ajër. Por, ne jemi të vendosur për të mbrojtur aleancën tonë të NATO-s dhe aleatët tanë dhe çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
Harris shtoi se SHBA po monitoron nga afër veprimet e Rusisë dhe po vlerëson nëse ka pasë shënjestër të qëllimshme ndaj civilëve dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.