Një avion që u ngrit nga qyteti i Xhides në Arabinë Saudite është detyruar të kthehet mbrapa dhe të zbresë në pistë pasi një pasagjere njoftoi se ka harruar foshnjën e saj në aeroport
Një avion që u ngrit nga qyteti i Xhides në Arabinë Saudite për të fluturuar në drejtim të kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur, është detyruar të kthehet mbrapa dhe të zbresë në pistë pasi një pasagjere njoftoi se ka harruar foshnjën e saj në aeroport.
Sipas një videoje të publikuar në YouTube, piloti i avionit kërkon nga qendra e kontrollit të trafikut në Xhide që të kthehet mbrapa në pistë.
“Një pasagjere ka harruar foshnjën në sallën e pritjes. A mund të kthehemi mbrapa?”, drejtohet piloti deri të qendra e kontrollit, raportoi media e Malajzisë.
Ndërkaq, i habitur nga kërkesa, punonjësi në qendrër i jep dritë jeshile kthimit të avionit, duke thënë se “për herë të parë dëgjojmë një gjë të tillë”.
Ende nuk është bërë ndonjë sqarim se si pasagjerja ka harruar foshnjën në aeroport.