Princi Harry, Meghan dhe nëna e saj u përfshinë në një “ndjekje pothuajse katastrofike me makinë” ku përfshiheshin paparacët, tha një zëdhënës i princit, raporton BBC.
Incidenti ndodhi pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në një ceremoni çmimesh në New York të martën.
Në një deklaratë, zëdhënësi i princit tha se “ndjekja e pamëshirshme” zgjati për më shumë se dy orë.
Ai shtoi se ka rezultuar në përplasje për pak me drejtuesit e tjerë në rrugë, këmbësorë dhe punonjës policie.
“Teksa të qenit personazh publik vjen me një nivel interesimi nga publiku, ai kurrë nuk duhet të jetë me koston e sigurisë së askujt”, tha zëdhënësi.
“Përhapja e këtyre imazheve, duke pasur parasysh mënyrat në të cilat ato janë marrë, inkurajon një praktikë shumë ndërhyrëse që është e rrezikshme për të gjithë të përfshirët”
Incidenti thuhet se ka ndodhur pas daljes së parë publike të çiftit së bashku që nga kurorëzimi i mbretit në fillim të këtij muaji.