Mbretëresha nuk u pyet nga Duka dhe Dukesha e Sussex për emrin e vajzës së tyre Lilibet, tha një burim brenda pallatit për BBC.
Një burim i afërt me Harry dhe Meghan tha se princi kishte folur me Mbretëreshën para lindjes – dhe ai ‘do të kishte përmendur’ emrin.
Por një burim i pallatit ka thënë se nuk ishte kështu.
Tani një burim i afërt me Harry ka thënë nëse Mbretëresha nuk do ta mbështeste, ata nuk do ta kishin përdorur emrin.
Burimi tha: “Duka foli me familjen e tij para njoftimit – në fakt gjyshja e tij ishte anëtarja e parë e familjes që ai e thirri. Gjatë asaj bisede, ai ndau shpresën e tyre për ta emëruar vajzën e tyre Lilibet për nder të saj. Sikur ajo mos ta mbështeste, ata nuk do ta kishin përdorur emrin”.
Lilibet ka qenë nofka e Mbretëreshës në mesin e familjes që nga fëmijëria e saj.