Harry Styles dhe Zoë Kravitz janë fejuar, sipas një burimi që ka folur për PEOPLE, duke konfirmuar se çifti ka ndarë lajmin me një “rreth të vogël” miqsh. Po i njëjti burim shton se aktorja është parë duke treguar unazën e fejesës mes miqve të saj të afërt.
Thashethemet për fejesën nisën pasi Kravitz u pa në Londër duke mbajtur një unazë të madhe në gishtin e fejesës, gjatë një momenti me këngëtarin e “Watermelon Sugar”. Ajo ishte fotografuar për herë të parë me të njëjtën unazë disa ditë më parë, gjatë një daljeje të përbashkët.
Çifti u lidh për herë të parë në gusht të vitit 2025, kur u panë duke ecur dorë për dore në Romë. Më pas, media ndërkombëtare raportoi për puthje dhe takime të tyre në Londër, ndërsa një burim në atë kohë konfirmoi se Styles po kalonte kohë me Kravitz gjatë angazhimeve të saj profesionale.
Gjatë muajve në vijim, Harry dhe Zoë janë parë disa herë së bashku në Londër dhe New York, ndërsa raportet për një lidhje serioze janë forcuar gjithnjë e më shumë. Sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë kaluar periudha të gjata në Romë, ku kanë jetuar një jetë më të qetë dhe larg vëmendjes mediatike.
Në fillim të vitit 2026, një burim tjetër ka deklaruar se Kravitz mund t’i bashkohet Styles në turneun e tij global, ndërsa të dy po përpiqen të balancojnë angazhimet e ngjeshura profesionale.
Edhe familja e aktores, përfshirë babain e saj Lenny Kravitz, raportohet se ka pasur një përshtypje pozitive për këngëtarin britanik, duke e cilësuar atë të respektueshëm dhe me humor të mirë.