Harry Styles po vazhdon të shfaqë dashurinë e tij për vrapimin.
Të dielën, fituesi tre herë i çmimit Grammy vrapoi në Maratonën e Berlinit dhe e përfundoi garën prej 26.2 miljesh në 2:59:13, duke shënuar një ritëm mesatar prej 6:50 për milje – rekordi i tij personal.
Ndarjet e Styles ishin të barabarta, pasi ai vrapoi gjysmën e parë të maratonës në 1:29:08 dhe më pas e përfundoi gjysmën e dytë në 1:30:06. Ai ishte një nga 80 mijë vrapuesit.
Styles, 31 vjeç, veshi veshje shumëngjyrëshe të ndritshme për garën, duke përfshirë një bluzë blu, pantallona të shkurtra të zeza dhe atlete rozë të ndezura.
Medalisti i artë paralimpik, Richard Ëhitehead, ndau një foto në Instagram të tij dhe Styles në këtë ngjarje.
Styles mori pjesë në një nga shtatë maratonat kryesore botërore, “Abbott”. Gara e Berlinit njihet gjithashtu si një nga pistat më të sheshta që ofron ritmet më të shpejta, me tetë rekorde botërore për meshkuj dhe pesë për femra të vendosura atje, shkruan People,