Anëtari i AAK-së Bajram Hasani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se tashmë aktivistja e AAK-së Sevdije Syla është emëruar u.d kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan.
Hasani ka shkruar se AAK-ja ka nisur që të rikthejë Forumin e Gruas në komuna e qendër.
Postimi i plotë:
Aktivistja e ditëve të para të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Sevdije Syla prej sot është emëruar u.d kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan.
Për neve është nder që e kemi në mesin tonë një profesoreshë të nderuar, aktiviste të devotshme e intelektuale si zonja Syla.
Ajo do të jetë në krye të këtij forumi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.
AAK tashmë ka nisur që të rikthejnë Forumin e Gruas në komuna e qendër.