Kordinatori Nacional i Taskforces kundër Narkotikëve Avdullah Hasani, është takuar me kreun e Kishës Katolike Imzot Dodë Gjergjin, me të cilin janë dakurduar që ky institucion ti bashkohet bashkëngjitet fushatës shtetërore kundër drogës tek të rinjtë dhe siguri në shkolla përmes ligjëratave.
“Sikurse me BIK-un, sot u dakorduam edhe me Imzot Dodë Gjergjin, që edhe Kisha Katolike t’i bashkëngjitet fushatës shtetërore kundër drogës tek të rinjtë dhe siguri në shkolla përmes ligjëratave, që në këtë mënyrë kjo fushatë të marrë kahe produktive në kontribuim të së mirës së përbashkët”.