Shefi i Task-Forcës Anti – Drog, njëherësh Kordinator, Nacional për Rini, Avdullah Hasani ka pritur në takim Giviano Di Persio, drejtues në OSBE.
Ai e ka falenederuar Di Persion për përkrahjen e dhënë në fushatën për siguri në shkolla.
Ky është njoftimi i plotë i koordinatorit Hasani në llogarinë e tij në facebook.
Një kafe pune me z. Giviano Di Persio, drejtues në OSCE, të cilin e falënderova për gatishmërinë e OSCE-së, për ta ndihmuar Task Forcën që unë e drejtoj dhe fushatën për siguri në Shkolla. Kisha kënaqësinë që të diskutonim rreth projekteve të përbashkëta, për të mirën e përbashkët! AH