Fatmir Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili po ashtu është pjesë e LVV-së nga viti 2019.
Sipas Hasanit, Bahtiri e ka tradhtu Behgjet Pacollin dhe do ta tradhtojë edhe Albin Kurtin, prandaj Hasani ka vendosur që në zgjedhje ta përkrah kandidatin e LDK-së, Armend Agolli.
Fatmir Hasani i ftuar në “Frontal” në T7, tha se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna. Ai tha se këto janë veprime të pahijshme dhe sipas tij, këtë e dinë edhe qytetarët e Mitrovicës.
“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qëndoj në Lëvizjen Vetëvendoje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babgjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurfarë, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e VV-së sesa që është Agim Bahtiri”, tha Hasani i VV-së në Frontal.
“Është pak e turpshme, por është e stërngarkume komuna e Mitrovicës me 400 punonjës që s’ka nevojë, duke punësuar femra të ndryshme të cilat nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës. E shumë gjëra tjera që janë të pahijshme që janë duke ndodh me menaxhimin siç po e bën Agim Bahtriri në Komunën e Mitrovicës. Më vjen rëndë me folë për këtë temë, por ato qëndrojnë 3-4 muaj dhe kur nuk i don Agim Bahtiri i largon, kjo është e turpshme dhe këtë e thonë gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe përkrahësit e VV-së”, vazhdoi ai.
“Unë kam qenë gjithherë kundër Agim Bahtirit, kam jetu në Londër 20 vjet, kam ardhë në Mitrovicë dhe e kam kuptu që Mitrovica është në gjendje të mjerushme”, shtoi ai.
Tutje, i njëjti tregoi arsyet pse e mbështet kandidatin e LDK-së për kryetar të Mitrovicës.
“Ka vendosur ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Mitrovicës, jam detyru në një mënyrë për ta përkrah dr.Armend Agollin, pasi që 8 vitet e fundite ka keqmenaxhu Bahtrii Mitrovicën dhe nuk është frymë e VV-së, por u bë anëtar i saj në vitin 2019 kur e pa që e kemi momentumin dhe përkrahjen, ai e ka tradhtu Behgjet Pacollin dhe ashtu e tradhton edhe kryeministrin tonë. Jam detyru me mbështet Armend Agollin dhe mi bë thirrje qytetarëve me votu listën e asamblistave të VV-së, sepse kam me qenë nënkryetar dhe do të udhëheqim Mitrovicën me dinjitet. Nënkryetar do të jem nëse fiton dr.Agolli, kjo është marrëveshja që e kemi arritë me të”, tha ai tutje.