Bajram Hasani kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit që më 6 tetor të dalin dhe ta votojnë koalicionin 100 %. Sipas tij qytetarët e Gjilanit kanë shumë arsye pse duhet të votojnë për Ramush Haradinajn kryeministër.
Hasani ka thënë se Haradinaj gjatë dy viteve të qeverisjes së tij ka investuar në rajonin e Gjilanit më shumë se të gjithë kryeministrat e deritashëm.
Po ashtu Hasani ka thënë se ky koalicion ka programin më të mirë ekonomik.
“Sonte jemi mbledhur këtu për t’i treguar Gjilanit se ky koalicion do të fitojë në Gjilan, se qytetarët e Gjilanit kanë shumë arsye për ta votuar Ramush Haradinajn kryeministër. Përveç vendimeve nacionale kryeministri Haradinaj në qeverisjen dy vjeçare ka bërë investime në Gjilan më shumë se të gjithë kryeministrat që kanë qenë deri më tani. Kjo është arsye e mjaftueshme që ta përkrahim këtë koalicion, ta përkrahim koalicionin 100 % shtet. “, ka thënë Hasani.
Sipas tij, me Haradinajn kryeministër qytetarët e Kosovës duhet të ndjehen të sigurtë se do të mbrohet sovraniteti i Kosovës.
“Me kryeministrin Haradinaj jemi të sigurt se nuk do të cenohet territori i Kosovës, do të ,mbrohet sovraniteti i plotë, do të qeveriset 100 për qind. Kjo qeveri jo që nuk ka punuar shumë për zhvillim ekonomik, por të tjerët e kanë hedhur në tavolinë ndarjen e Kosovës duke i trembur investitorët.
Mbështeteni ofertën tonë se sepse kemi programin më të mirë të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Hasani.