Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se nuk ka sanksion penal në rast se nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Në Klan Kosova ai u shpreh se vendimi i Kushtetueses është sipas kushtetutës i detyrueshëm për të gjithë individët dhe institucionet e Kosovës.
Mirëpo, siç u shpreh, nuk ka sanksion penal për raste të mos ekzekutimit, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese në shumicën e vendeve cilësohen si të vetekzekutueshme.
“Vendimet duhet të ekzekutohen sepse është obligim kushtetues, por nuk ka sanksion penal për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.