Hasani pas vendimit për Limajn: Drejtësia erdhi në vend

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 10:22 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani e ka përshëndetur shpalljen si i pafajshëm të liderit të Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj.

Ministri Hasani ka vlerësuar se me këtë vendim drejtësia erdhi në vend. Sipas ministrit Hasani tani gjithçka u sqarua rreth figurës së Fatmir Limajt.

Ja shënimi i tij:

Drejtësia erdhi në vend. Edhe sot si në çdo proces tjetër lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj e dëshmoi pafajësinë e tij. Ky është një prej vendimeve më të rëndësishme, sepse definitivisht u sqarua gjithçka rreth figurës dhe veprës së tij. I pafajshëm!

Lider në luftë, lider në shtetndërtim

Të ngjashme