Hasani për kompanitë evropiane: Kosova ka kuadrot më konkurruese në tregun evropian

Prishtinë | 15 Qer 2024 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Prishtina ka mbledhur specialistë të fushave të ndryshme dhe studentë nga shumë vende evropiane që kanë prezantuar në konferencën e diplomacisë ekonomike, të organizuar nga specialistët e Ekipit Amangement.

Në këtë konferencë janë publikuar edhe 6 projektmarrëveshje të sektorëve të ndryshëm, ku do të angazhohen edhe kompani kosovare që kryesisht udhëhiqen nga inovatorë të rinj.
Njëri nga folësit e këtij takimi ishte edhe ish-ndihmësi i Kryeministrit të Kosovës, ligjëruesi i Diplomacisë Publike, Avdullah Hasani, i cili u bëri thirrje pjesëmarrësve të shfrytëzojnë këtë dinamikë, të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë përparim të rëndësishëm për t’u përafruar, bashkëpunuar e zgjeruar në shumë sektorë, jo vetëm në ata sektorë e kompani që ishin pjesë e kësaj konference.

Ndër të tjera, Hasani deklaroi se Kosova po prodhon kuadrot më konkurruese në tregun evropian dhe se shumë kosovarë të rinj tanimë janë motorë e drejtues të programeve në kompanitë ndër më të mëdhatë evropiane dhe më gjerë.


Kjo është konferenca apo takimi i parë i këtij formati ku iu dha mundësi kompanive dhe të rinjve nga Kosova të bashkëbisedojnë dhe bashkëpunojnë me drejtues të kompanive nga vende të ndryshme.

Të ngjashme