Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall.
Hasani e informoi ambasadoren Stjernvall për punët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për projektet që janë duke u realizuar dhe klimën e biznesit në Kosovë.
“Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Finlandës, dhe jam shumë mirënjohës për projektin për konkurrushmërin në sektorin privat. Ne si MTI përfshijmë shumë fusha të sektorit privat dhe jemi shumë të përkushtuar për reforma ekonomike, që të jemi në hap me marrëveshjet që dalin nga MSA-ja”, tha Hasani.
Po ashtu Hasani e njoftoi ambasadoren për mbështetjen e ndërmarrjeve që është duke iu bërë për ta ndryshuar bilancin tregtar.
Hasani tha se janë duke u punuar shumë edhe në fushatë e metrologjisë, akreditimit dhe standardizimit, që janë parakushte për të eksportuar në tregun evropian.
Ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë për të vazhduar kooperimin dhe bashkëpunimin me Hasanin në fushatë ku vlerësohet si më e nevojshme.
Ambasadorja Stjernvall tha se në Kosovë i ka bërë përshtypje rinia, e që sipas saj, shumë vende të tjera nuk e kanë.