Koordinatori për Rini në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hasani, në ditën Botërore kundër Drogave premton se do të rreshtohen fuqishëm krahë vendeve të botës që luftojnë këtë dukuri vrastare.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër përdorimit të drogave rreshtohemi krahë vendeve të botës që luftojnë këtë dukuri vrastare. Ne qëndrojmë fuqishëm për të ndihmuar rininë tonë në vetëdijësimin pasojave që sjell përdorimi i drogave. Në këtë frymë, Qeveria e Kosovës krijoi edhe Task Forcën duke ma besuar mua këtë mision që është i një rëndësie të veçantë.
Duke qenë në krye të kësaj Task Force, premtoj gjithë përkushtimin tim! AH”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në fcb.