Avdullah Hasani, shef i Task Forcës përmes një postimi në rrjetin social ka treguar që është takuar me Drejtorin e Klinikës së Psikiatrisë të QKUK-së ku biseduan për parandalimin e drogës tek të rinjtë.
Postimi i plotë:
“Tanimë jemi në fazën e parafundit për të pasur një koordinim institucional për të filluar fushatën shtetërore kundër drogës tek të rinjtë dhe sigurisë në Shkolla. Në kuadër të këtij koordinimi sot kam takuar Dr.Shaban Mecinaj, Drejtor i Klinikës Psikiatrike të QKUKS-ë. Drejtori përveç këshillave nga përvoja e tij e madhe që na dha, u zotua se do t’i shtojnë kapacitet për të ndihmuar TaskForcën në objektivat e saj. #Ruaje veten, ruaje gjeneratën, qëndro larg drogave”!