Hasani: Shqiptarët e humbën jetën duke shpëtuar hebrenjtë

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, Skënder Hasani, ka treguar se si hebrenjtë kanë ardhur në trojet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke ikur nazistët.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se hebrenjtë së pari kishin shkuar në Shkup më pas, ishin dërguar në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Rrugëtimi i hebrenjve ishte nga Serbia, nga Bullgaria dhe nga Greqia, që të gjithë vendoseshin në qendrën e Maqedonisë së Veriut, më pas shqiptarët që jetonin këtu i dërguar ata për në Prishtinë dhe Tiranë”, ka thënë Hasani.

Ai ka potencuar se në institutin ku punon kanë shkruar libra të shumtë për jetën mes hebrenjve dhe shqiptarëve.

“Kemi botuar shumë libra dhe memuare që i kemi plasur, në shumë vende të botës. Ne kemi shkuar në Izrael dhe kemi takuar mbi 70 familje, të cilët na kanë treguar të gjitha detajet e tyre dhe të vërtetën”.

“Jemi munduar të nxjerrim të vërtetën e duhur që shqiptarët kanë bërë në shpëtimin e hebrenjve. Ata kanë rrezikuar vetveten sipas kanunit, miku është nëngarancën e tij. Ata rrezikuan jetën e tyre, disa shqiptarë duke shpëtuar hebrenjtë kanë dhënë jetën e tyre”, ka thënë Hasani,

Të ngjashme