Shefi i Task-Forcës për luftimin e drogave në shkolla, Avdullah Hasani, u takua me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin, me të cilin janë koordinuar lidhur me aktivitetet me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë, si dhe për avancimin e sigurisë në shkolla.
“Sot me z.Ardian Gjinin, Kryetarin e Gjakovës, u takuam për t’u koordinuar lidhur me aktivitet me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë, si dhe për avancimin e sigurisë në shkolla”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në “Facebook”.
Hasani ka falënderuar Gjinin i cili ofroi gatishmëri për mbështetje të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”.
Ky është postimi i plotë:
Sot me z.Ardian Gjinin, Kryetarin e Gjakovës, u takuam për t’u koordinuar lidhur me aktivitet me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë, si dhe për avancimin e sigurisë në shkolla.
Falënderoj Kryetarin Gjini për masat e deritanishme për sigurinë në shkolla. Kryetari u dakordua dhe ofroi gatishmërinë për mbështetje të fushatës shtetërore “Jo drogë tek të rinjtë – Siguri në Shkolla” e cila nisë së shpejti në fillim të vitit të ri.